Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrahmani lë Kombëtaren Shqiptare për Kosovën

Rrahmani lë Kombëtaren Shqiptare për Kosovën
August 22
21:01 2016

Pas largimit të Ramës, Mehës, Shalës dhe Rashicës, një tjetër lojtar i Kombëtares Shqiptare është shkëputur prej saj. Mbrojtësi Amir Rrahmani ka bërë me dije vendimin e tij përmes një letre dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, por dhe përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa e cilëson si vendim shumë të vështirë dorëheqjen nga Kombëtarja Shqiptare, ai shprehet se dëshira për të vazhduar me Kosovën nuk është kundër Shqipërisë, pasi fakti i kalimit nga një ekip në tjetrin flet për afrimitetin mes dy skuadrave.

“Sot mora një prej vendimeve më të vështira në jetën time, sot vendos që karrierën sportive ta vazhdoj me vendin në të cilin kam lindur, me Kosovën që me identitetin e ri, synon të pushtojë shtigje të reja dhe të marrë suksese të reja.

Vendimi për të vazhduar me Kosovën nuk është vendim kundër Shqipërisë, përkundrazi tregon se ne vazhdojmë të jemi shumë të lidhur dhe nga njëri ekip mund të kalojmë te tjetri, duke e kuptuar vendimin në mënyrë më të drejtë të mundshme!!!

Kosova ka nevojë për përfaqësim sa më të mirë si një shtet i ri dhe shpresojmë t’i bëjmë krenarë të gjithë shqiptaret ashtu siç Shqipëria i bëri krenar.”, shprehet ai ndër të tjera dhe më pas falënderon FSHF-në për mbështetjen  e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. /Blitz.al/

Komento