Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roza Anagnosti, “dhëmb për dhëmb” me ata që kërkojnë heqjen e filmave të vjetër

Roza Anagnosti, “dhëmb për dhëmb” me ata që kërkojnë heqjen e filmave të vjetër
March 28
09:23 2017

Ditët e fundit, debati për transmetimin ose jo të filmave të vjetër ka sjellë reagimet e dhjetëra aktorëve, regjisorëve apo qytetarëve të thjeshtë.

Një prej atyre që ka reaguar është edhe aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti.

Sipas aktores, kush ka marrë përsipër këtë nismë nuk e njeh artin e filmit.

“Pse duhet ta kufizosh publikun? A jemi në demokraci? Pse kapen me filmin? Unë jam munduar të jem e vërtetë, kemi punuar me përkushtim, është dashur një punë e madhe paraprake dhe vijnë tani këta…”,­ – thotë aktorja në një intervistë me gazetaren e emisionit “Njerëz në fokus”.

Sipas saj, vlerësimi për filmat e kohës së komunizmit duhet bërë me mirëkuptim dhe jo me urrejtje.

“Duhet parë me gjakftohtësi, me mirëkuptim, jo me urrejtje, me agresivitet. Arti është art, është emocion, letërsi, muzikë”,-­ thotë aktorja.

Ndërsa Agron Tufa ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndalimin e këtyre filmave, por për rregullimin e tyre.

“Filmat e periudhës së diktaturës komuniste, një pjesë e tyre e vogël paraqesin propagandë fyese, lënduese, shkojnë kundër lirive të garantuara me Kushtetutë.

Nuk kemi thënë që duhen ndaluar, por shpjeguar, nga shkalla e propagandës duhet t’i paraprihet me një bisedë shpjeguese, që të shpjegojnë  kontekstin për brezin e ri”,- tha ai.

Shperndaje