Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roskovec, 7-vjeçari vret aksidentalisht të atin

Roskovec, 7-vjeçari vret aksidentalisht të atin
July 01
17:08 2016

 

Një shtetas 35-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e të shtënës me armë zjarri nga një 7-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vlosh të Roskovecit, në kohën kur Karafil Rrapushaj kishte nxjerrë çiften për ta pastruar.

Në një moment, fëmija ka marrë në dorë armën dhe ka qëlluar në drejtim të të atit. Ai u transportua menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, por nuk ka arritur të mbijetojë. Policia ka hetuar rastin duke konfirmuar se vdekja e 35-vjeçarit ishte aksidentale.

“Rreth ores 12:15, jemi njoftuar se ne pyllin e fshatit Vlosh, Rroskovec, Fier, ujku kishte ngrene nje person, i  cili me pas kishte gjetur vdekjen. Menjehere me marrjen e njoftimit eshte formuar grupi hetimor dhe ka filluar kryerja e veprimeve proceduriale ne pyllin e fshatit Vlosh, nga ku ka rezultuar se ka gjetur vdekjen shtetasi Karafil Rrapushi. Ky person ka gjetur vdekjen per aresye se eshte qelluar me arme gjahu teke nga djali i tij 8 vjecar shtetasi F. Rr.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.

Mësohet se fillimisht 7-vjeçari nuk i ka treguar të vërtetën familjarëve duke pretenduar se të atin e kishte sulmuar ujku. Më pas, në prani të psikologut, ai ka thënë të vërtetën.

Etiketimet
Shperndaje