Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronaldo shkëlqen në krah të Georginës, e harron plotësisht Irinën

Ronaldo shkëlqen në krah të Georginës, e harron plotësisht Irinën
April 25
15:44 2017

Ish-e dashura e tij Irina Shayk ka sjellë në jetë një fëmijë me një burrë tjetër. Por Cristiano Ronaldo ka qenë shumë i fokusuar te koha që po i përkushtonte familjes së tij, të dashurës së re Georgina Rodriguez dhe djalit të tij Cristiano Jr.

Të tre janë parë në Madrid, 2 ditë pasi ekipi i tij, Reali i Madridit, pësoi një humbje të rëndë nga Barcelona në fundjavë.

Në fotot e fiksuara, Georgina duket në superformë dhe vetë Cristiano duket duke mbajtur për dore djalin e tij.

Në sajë të bluzës së saj të shkurtër, Georgina ka treguar bukuritë e saj natyrale.

Të dy kanë qenë bashkë për 8 muajt e fundit, pasi u takuan në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku punonte bukuroshja.

Ndërkohë që vetë Cristiano duket se e ka harruar tërësisht të shkuarën e tij dhe ish-të dashurën Irina Shayk, me të cilën qëndroi 5 vjet.

Irina rreth 1 muaj më parë solli në jetë një fëmijë me aktorin Bradley Cooper. /Blitz.al/

Shperndaje