Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ronaldo përdor mbushje te të mbathurat”, modelja turpëron futbollistin

“Ronaldo përdor mbushje te të mbathurat”, modelja turpëron futbollistin
April 14
14:50 2017

Cristiano Ronaldo përdor mbushje te të mbathurat, për ta bërë të duket me gjenitale më të mëdha.

Kështu është shprehur një vajzë e cila ka fjetur me yllin portugez të Realit të Madridit, në Ibiza, pas përfundimit të Champions League, në pritje të Kampionatit Europian 2016.

Ronaldo thuajse përherë shfaq në publik format e tij muskulore, sidomos në fushë pasi shënon gola të rëndësishëm.

Madje herë pas here ai reklamon edhe linjën e tij personale të të brendshmeve.

Por Elisa de Panicis, aktore, këngëtare, modele dhe kërcimtare, ka thënë se Ronaldo mashtron me madhësinë e tij aty poshtë, pasi ai përdor mbushje të të brendshmeve gjatë reklamave që realizon dhe spoteve publicitare.

Dyshja u takua verën e kaluar, pasi Ronaldo kishte përfunduar Champions-in dhe ishte në pushimet e përkohshme në pritje të Europianit.

Elisa ka folur në një reality show dhe tha:

“Kam një histori për Cristiano Ronaldon. Isha në të njëjtën varkë me të dhe me disa miq të tjerë. Kishim gjëra të përbashkëta dhe e mora në telefon, e pyeta si ishte dhe si po i ecnin punët. Por ai më tha të shkoja te shtëpia e tij”,- tregon ajo.

Më pas shkova, folëm paksa dhe kaluam disa momente të bukura bashkë. Ishte diçka e lezetshme, por asgjë speciale. Ai më dha disa këshilla për jetën, zgjedhjet në karrierë dhe familje”,- ka treguar ajo.

Viti që lamë pas ishte më i suksesshmi për Ronaldon pasi fitoi gjithçka në nivel personal, klubi dhe kombëtareje. /Blitz.al/

Shperndaje