Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronaldo dhe yjet e Realit bëjnë shqiponjën në mes të Shkupit

Ronaldo dhe yjet e Realit bëjnë shqiponjën në mes të Shkupit
August 09
17:24 2017

Një gjest i yllit të futbollit Ronaldo në Shkup ka bërë xhiron e mediave të Ballkanit.

Portugezi bashkë me shokët e ekipit ka bërë me duar shqiponjën në mes të stadiumit “Filip II” në Shkup, pasi mësohet se ka qenë një vogëlushe shqiptare bashkë me nënën e saj që u është lutur djemve të bënin këtë veprim.

Për t’i bërë qejfin vajzës së vogël, Ronaldo dhe shokët e tij te Reali i Madridit kanë bërë me duar shqiponjën, simbol të shqiptarëve në Ballkan, të cilën e bëjnë herë pas here futbollistët tanë apo në sporte të tjera.

Dje në Shkup u luajt finalja e Superkupës së Europës mes Real Madrid dhe Manchester United, e cila përfundoi me fitoren e madrilenëve me rezultat 2-1, ku shënuan Casemiro dhe Isco.

Për anglezët shënoi përforcimi më i ri i tyre, Romelu Lukaku. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje