Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronaldo akuzohet për racizëm, e cilëson shokun “çokollata e zezë”. Georgina nuk ka qenë me familjen e futbollistit

Ronaldo akuzohet për racizëm, e cilëson shokun “çokollata e zezë”. Georgina nuk ka qenë me familjen e futbollistit
July 04
15:28 2017

Cristiano Ronaldo ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjete sociale pasi ka shpërndarë një fotografi të tijën dhe të mikut të tij Jose Semedo e poshtë saj ka shkruar diçiturën: “Çokollata e zezë dhe e bardhë”.

Në foto duken të dy duke pozuar gjysmë të zhveshur pranë një pishine e fotoja është shpërndarë nga vetë ylli portugez në Instagram-in e tij.

Pavarësisht se ka marrë më shumë se 3 milion pëlqime te kjo fotografi, Ronaldo ka tërhequr kriticizmin e qindra komentuesve të tjerë.

Gjithsesi, ka edhe nga ata që e kanë mbështetur në komentin e tij, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë gjë ofenduese në ato fjalë.

“Po qëndron bashkë me mikun e tij, si mund të jetë racist?- shkruajnë disa nga komentet.

Semedo ka luajtur me akademinë e Sporting Lisbone, por tashmë është ende pa ekip, ndërsa familjet e tyre kanë miqësi me njëra-tjetrën.

Në një intervistë pak kohë më parë, Semedo ka thënë: “E shoh Ronaldon si një vëlla të vërtetë. Jemi rritur bashkë. Ai mendon se s’do të mund ta arrinte kurrë nivelin që ka aktualisht, por beson se është gjithçka e bazuar te mentaliteti që i jep vetes për të ecur para”.

Ndërsa Ronaldo ka qenë me mikun e tij dhe familjet, partnerja Georgina ka publikuar fotografi nga një set i ri fotografik si modele. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje