Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Romët e strehuar në Shkozë i dërgojnë letër kryebashkiakut

Romët e strehuar në Shkozë i dërgojnë letër kryebashkiakut
April 09
07:48 2016

Pothuajse 60 familje të komunitetit rom dhe egjiptian jetojnë përkohësisht në zonën e Shkozës në kushte shumë të këqija. Ndaj dhe dje, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ata morën iniciativën t’i shkruanin një letër kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në letër ata ankohen se kanë 2 muaj që vuajnë mungesën e energjisë elektrike si dhe shqetësime të tjera për sa i përket papunësisë, arsimit, një strehimi të përhershëm në banesa. Pasi kanë listuar problemet e tyre , ata e kanë ftuar Veliajn  t’i shikojë nga afër të gjitha vështirësitë e tyre, sepse kështu do të mund të reagojë më shpejt.

Nga ana tjetër nuk ka ende një përgjigje publike të kryetarit Veliaj, por ky i fundit ka vizituar parkun e rulotave krijuar nga “Ecovolis” dhe partnerë të tjerë vullnetarë për të strehuar një pjesë të romëve. Prej aty Erion Veliaj ka thënë se gjetja e zgjidhjeve për strehimin e komunitetit rom mbetet ndër objektivat primare të Bashkisë së Tiranës.

 

Komento