Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rokadë emërimesh në disa drejtori, Briseida Shehaj jo më drejtore e Tatimeve

Rokadë emërimesh në disa drejtori, Briseida Shehaj jo më drejtore e Tatimeve
September 23
18:01 2016

Kabineti qeveritar ka kryer disa lëvizje në disa drejtori kryesore në vend. Mësohet se Vasilika Vjero është emëruar në postin e drejtores së Përgjithshme të Tatimeve, post i mbajtur më parë nga Briseida Shehaj.

Kjo e fundit ka qëndruar në këtë post për tre vite dhe tashmë është emëruar në postin e zv/ministres të Ekonomisë. Disa burime shprehen se Shehaj ka paraqitur një ditë më parë dorëheqjen.

Drejtorja e re e Tatimeve, Vasilika Vjero, ka qenë më parë në postin drejtues të QKR-së. Bëhet e ditur se Pranvera Fagu është emëruar drejtore e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Nga ana tjetër, Bella Ekonomi, këshilltare e kryeministrit Rama, emërohet drejtore e Doganave në vend të Pranvera Fagut. Posti i këshilltares do të mbahet nga Irena Beqiri.

Komento
Shperndaje