Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roje në Athinë, vritet në krye të detyrës shqiptari

Roje në Athinë, vritet në krye të detyrës shqiptari
June 17
10:47 2019

Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi, në krye të detyrës. 51 vjeçari është vrarë barbarisht gjatë punës si roje nate në një kompani private greke në Athinë.

Rreth orës 02:30, një bandë hajdutësh thyen bravat e kompanisë greke në Koridhalo, kapën rojen, e lidhën dhe e goditën disa herë në kokë. Ishte vajza e viktimës që nxitoi për në vendin e ngjarjes, pas një telefonate të shkurtër që shqiptari arriti të bëntë përpara sulmit barbar.

Vajza e gjeti babin në çastet e fundit të jetës dhe menjëherë lajmëroi policinë. Fatkeqësisht 51 vjeçari ndërroi jetë në spital. Ndërkohë nga policia bëhet me dije se veglat që vodhën grabitësit e që i morën jetën rojes, kanë një kosto minmale, fare pak euro për të justifikuar një akt të tillë kriminal. Forcat e rendit po vazhdojnë hetimet për ta zbuluar të plotë ngjarjen. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje