Blitz

 Breaking News

Roja ra në gropën e ashensorit pas frikës nga tërmeti, arrestohen administratori dhe inxhinieri i firmës

Roja ra në gropën e ashensorit pas frikës nga tërmeti, arrestohen administratori dhe inxhinieri i firmës
January 29
11:10 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës.

Një person nga paniku, ka rënë nga pallati duke humbur jetën.

Viktima punonte si roje tek një objekt 6-katësh në ndërtim në zonën e Currilave.

Thoma Rusa 62-vjeçar ka rënë nga frika dhe për shkak të lartësisë së konsiderueshme, nuk ka mundur të mbijetojë.

Administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të hotelit ku mbrëmjen e djeshme humbi jetën roja 62-vjeçar pasi ra aksidentalisht nga kati i dytë janë arrestuar nga policia.

Në pranga janë vënë A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që po ndërton hotelin. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të punës ndërsa sipas policisë rrezikojnë të dënohen me 10 vite burg.

Tërmeti që goditi vendin mbrëmjen e kaluar ishte me magnitudë 4.9 dhe epiqendër afër fshatit Bubq.

Ai krijoi panik tek qytetarët, megjithatë gjatë natës nuk ka pasur lëkundje të tjera.

 

Share