Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Riyad Mahrez, futbollisti afrikan i vitit

Riyad Mahrez, futbollisti afrikan i vitit
January 06
13:03 2017

Riyad Mahrez është futbollisti i parë algjerian që shpallet futbollisti i vitit në Afrikë, që prej vitit 1992 kur ky çmim filloi të jepet për herë të parë.

Mesfushori 25-vjeçar i Leicester-it në Angli dhe i Algjerisë mposhti në këtë garë për vendin e parë sulmuesin nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang si dhe futbollistin senegalez të Liverpool, Sadio Mane.

Ceremonia e dhënies së këtij çmimi u organizua në Abuja të Nigerisë mbrëmjen e djeshme.

Mahrez ishte një prej lojtarëve kryesorë të suksesit të Leicester City vitin që lamë pas në Premier League-n angleze së bashku me Jamie Vardy, duke bërë që skuadra të fitojë për herë të parë kampionatin në historinë e saj, për të rrëzuar çdo parashikim të mundshëm nga specialistët e basteve.

Aktualisht Leicester ndodhet edhe në raundin e të 16-tave në Champions League. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje