Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kadri Veseli: Eshtrat e Shote Galicës të sillen në Kosovë

Kadri Veseli: Eshtrat e Shote Galicës të sillen në Kosovë
August 19
15:54 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë i pranishëm në rivarrimin e eshtrave të familjarëve të Azem Bejtës, i njohur ndryshe se Azem Galica. Ky manifestim është organizuar në fshatin e lindjes të heroit kombëtar, në Galicë të Vushtrisë.

Kryeparlamentari kosovar apeloi që të mundësohet edhe sjellja e eshtrave të Shote Galicës pranë varrit të Azem Galicës, të cilat aktualisht ndodhen në Fushë-Krujë, Shqipëri.

Në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të familjarëve të heroit, ishin të pranishëm përfaqësues të familjes të legjendës Adem Jashari, deputetë të Kuvendit të Kosovës, qeveritarë dhe përfaqësues të komunave Vushtrri dhe Skënderaj. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje