Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Risia unikale: Ju prezantojmë me Rezidencën “Fahma”, vendi ku të gjitha studentet do të ndihen si në shtëpi!

Risia unikale: Ju prezantojmë me Rezidencën “Fahma”, vendi ku të gjitha studentet do të ndihen si në shtëpi!
July 11
18:18 2019

Nuk është aq e thjeshtë të gjesh një vend ku mund të ndihesh si në shtëpi! Për të gjitha ju vajza që po kërkoni një vend akomodimi me nisjen e vitit të ri akademik ka një vend ku mund të gjeni ngrohtësinë e një familjeje.

Ky është qëllimi i Rezidencës “Fahma” që do të hapë dyert për të gjithë studentët e rinj që duan të ndjekin studimet në Tiranë. Kjo rezidencë është zgjidhja më e mirë për familjet që duan siguri dhe komoditet për vajzat e tyre pasi Rezidenca “Fahma” ofron akomodim për studentet femra.

Shpresa Dorda e ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, tha se siguria dhe shërbimet e ofruara janë shumë të mira dhe me standard të lartë që i ofron vetëm kjo Rezidencë, pasi është risi për herë të parë në Shqipëri dhe jo vetëm.


“Duhet theksuar që për shërbimet që marrin, çmimi që paguajnë është minimal dhe po aq sa do ti nevojiteshin për të jetuar në shtëpi me qera apo konvikte ku shërbimi që ofrojmë ne s’ka lidhje fare me to”, tha Znj.Dorda.

Por meraku i të gjithëve pas kushteve të akomodimit është sigurisht ushqimi.

Sipas saj, Rezidenca ofron mensën me ushqime bufe për të treja vaktet, ushqime këto cilësore dhe të gatuara nga profesionistë në kuzhinë dhe menu të përgatitura nga dietologë.

“Po ashtu ofrohet shërbimi i lavanterisë për veshmbathjet e studenteve, ofrohet kinema, biblioteka, si dhe  do të ofrohen pajisje elektronike falas për vajzat që duan të studiojnë në Rezidencë”, tha drejtoresha e Rezidencës “Fahma”, Shpresa Dorda.

Sipas Znj.Dorda, Rezidenca ofron dhe shërbimin e pastrimin e dhomave pothuajse cdo ditë. Gjithashtu ky institucion do të ofrojë dhe transportin për studentet.
Një shërbim tjetër shumë i rëndësishëm është asistenca mjeksore, dhe marrëveshjet me spitalet private në rast nevojash dhe më të mëdha.
“Të gjitha këto shërbime përfshihen brenda kostos që do të paguajnë në muaj familjet e studenteve që do të akomodohen tek rezidenca “Fahma”.
Ne kemi menduar që vajzave t’u përgjigjemi me të gjithe asistencat e nevojshme, që u nevojiten gjatë jetesës në metropol, pasi kemi juristë, ekonomistë etj.
Pra, në Rezidencën tonë, studentët mjaftojnë të vijnë vetëm me mjetet dhe veshjet e tyre dhe çdo gjë tjetër e ofrojmë ne, duke i mundësuar studenteve që t’i përkushtohen vetëm studimit dhe kohën e lirë ta shfrytezojnë për të zhvilluar hobet e tyre apo të kryejnë kurse profesionale”, u shpreh përfaqësuesja e Rezidencës “Fahma”.
Por jo vetëm kaq.

“Të gjitha këto shërbime janë brenda çmimit që do të paguajnë në muaj. Është një kosto prej 300 euro në muaj, çmim që siç e thamë dhe më lart, sot vajzat i shpenzojnë për këto shërbime kudo që të jetojnë’,- tha Znj. Dorda.

 

Share