Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio de Janeiro: “Mirë se vini në ferr!”

Rio de Janeiro: “Mirë se vini në ferr!”
June 30
13:45 2016

 

Bashkë me miqtë e të afërmit e personave që do të ktheheshin në Rio kanë qenë edhe forcat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë mbajtur një pankartë të madhe, ku shkruhej: “Mirë se vini në ferr! Policia dhe zjarrfikësit nuk paguhen, kushdo që vjen në Rio de Janeiro nuk do të jetë i sigurt!”

Fotoja është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale, bashkë më një pankartë të shkruar në gjuhën portugeze.

Kjo është një formë proteste e punonjësve të policisë dhe zjarrfikësve, të cilët janë ngritur prej muajsh në demonstrata kundër qeverisë për shkak se pagat janë tepër të ulëta dhe vonohen, kushtet më minimale të punës, si veshja e siguria në punë,  gati janë inekzistente.

Këto mungesa janë në kuadër të masave shtrënguese të qeverisë, e cila po mbledh paratë e mjaftueshme me qëllim që të organizojë lojërat olimpike të këtij viti në mënyrë sa më të denjë.

Etiketimet
Shperndaje