Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016, sulmohet autobusi me gazetarë, dy të plagosur

August 10
12:06 2016

...

Një autobus që transportonte gazetarë është qëlluar ndërkohë që po udhëtonte nga një zonë e Parkut Olimpik në tjetrën, ku zhvillohen eventet sportive. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:00 me orën lokale në Rio de Zhaneiro (Rio de Janeiro).

Si pasojë e këtij incidenti, raportohet se disa gazetarë kanë pësuar dëmtime si pasojë e goditjeve me gurë, ndërkohë që është raportuar edhe për të shtëna me armë. “Ngjarja ndodhi në autostradë, nga një zonë në tjetrën me diferencë kohore 40 minuta larg. Nuk e dimë shkakun e këtij sulmi, por policia është duke e hetuar.”, është shprehur një zëdhënës i Komitetit në Rio.

Mësohet se dy gazetarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit me armë zjarri. Ky është incidenti i dytë i shënuar në Lojërat Olimpike 2016, pas atij të fundjavës ku një gazetar u qëllua me armë në qendrën e kuajve.

Vrasjet dhe kaosi që i shoqëron janë një problem i vazhdueshëm në Rio. Gati 2,500 njerëz janë vrarë në qytet në gjashtë muajt e parë të këtij viti. /Blitz.al/

Komento