Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016 – Protesta jashtë stadiumit “Maracana”. 1 i plagosur

August 06
10:32 2016

Natën e djeshme, teksa në stadiumin legjendar “Maracana” zhvillohej ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Rio 2016”, një grup i madh njerëzish zhvilloi manifestime kundër tyre në zonat përreth, duke shkaktuar edhe incidente.

Protestuesit u ndeshën me policinë dhe më pas  morën një flamur të Lojërave Olimpike për t’i vënë flakën. Policia u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës dhe spray djegës. Gjatë protestave 1 person mbeti i plagosur dhe 1 u arrestua.    

Personat e mbledhur në rrugët e Rios protestonin kundër zëvendëspresidentit Michel Temer, duke bërë kështu që për arsye sigurie të devijohej edhe rruga e pishtarit olimpik.  

Përplasje të ngjashme mes policisë dhe qytetarëve pati edhe në qytetin e Sao Paulos, ku u ndaluan 35 persona. /Blitz.al/

Shperndaje