Rio 2016: Incidenti lë të plagosur 7 persona në Parkun Olimpik

August 16
11:01
2016
Një incident ka ndodhur pranë arenës së basketbollit në Parkun Olimpik të Rios, ku aktualisht po mbahen Lojërat Olimpike. Siç raportojnë mediat braziliane, një telekamera ka rënë duke plagosur 7 persona, dy prej të cilëve fëmijë nën 11 vjeç.
Ndihma mjekësore ishte e shpejtë dhe askush prej tyre nuk është në rrezik për jetën, megjithatë që prej rrëzimit të kamerës të gjithë kalimtarët janë friksuar. Tani gjendja është nën kontroll dhe masat e sigurisë janë shtuar. /Blitz.al/