Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016 – Gazetarja britanike preket nga malaria!

Rio 2016 – Gazetarja britanike preket nga malaria!
August 20
11:53 2016

Gazetarja Charlie Webster, e cila gjatë Lojwrave Olimpike që po zhvillohen në Rio ka bërë disa lidhje direkte, është prekur nga virusi i malaries.

33-vjeçarja, ish-prezantuese e “Sky Sport News”, është shtruar në spital për një dehidratim të thjeshtë, por më pas diagnoza ndryshoi dhe problemi rezultoi më i rëndë, duke i përkeqësuar gjendjen.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që keni treguar për Charlie-n! Nuk presim gjë tjetër veçse të jetë ajo vetë që t’ju përgjigjet!” – shkruan stafi i gazetares në rrjetet sociale.

Gazetarja ka arritur të jetë prezente vetëm në hapjen e Lojërave, pasi pak ditë më pas është shtruar për kurim.

Ajo u nis drejt Brazilit me biçikletë për mbledhjen e fondeve për luftën kundër kancerit. U nis nga Londra e për të arritur në Rio bëri plot 3 mijë milje, duke kaluar nga Franca, Spanja e Portugalia. /Blitz.al/

 

Gaz1

Komento
Shperndaje