Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016, boksieri maroken akuzohet për sulme seksuale

Rio 2016, boksieri maroken akuzohet për sulme seksuale
August 05
16:25 2016

Një boksier maroken është vënë në prangat e policisë braziliane nën akuzën e sulmeve seksuale ndaj dy femrave pastruese në fshatin olimpik të Rio de Janeiro. Në deklaratën e policisë bëhet me dije se 22-vjeçari Hassan Saada u mbajt si i dyshuar në fillim të javës për kryerjen e këtyre sulmeve, përcjell Blitz.al.

Një gjykatës brazilian urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim për një periudhë 15-ditore. Mediat shkruajnë se për shkak të arrestimit, Saada nuk do të mundet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Ndërkaq, nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga delegacioni maroken në Lojërat Olimpike. /Blitz.al/

Komento