Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndeshja me Maqedoninë, Shqipëria siguron 3 pikët e para për “Rusi 2018”

Ndeshja me Maqedoninë, Shqipëria siguron 3 pikët e para për “Rusi 2018”
September 06
14:18 2016

Pas ndërprerjes së ndeshjes së parë kualifikuese për Botërorin e 2018-s për shkak të motit të keq, në orën 14:00 të ditës së sotme rinisi përballja Shqipëri-Maqedoni.

Në minutën e 88-të të ndeshjes, sulmuesi Bekim Balaj shënoi golin e dytë, pas atij të shënuar mbrëmjen e djeshme nga Armando Sadiku.

Goli i dytë i shënuar nga shkodrani Balaj i siguroi Shqipërisë tri pikët e para për ndeshjet kualifikuese në kuadër të Botërorit 2018.

Komento
Shperndaje