Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rinasi, jo më monopol. Ja kushtet e kontratës së nënshkruar

Rinasi, jo më monopol. Ja kushtet e kontratës së nënshkruar
April 01
15:47 2016

Qeveria shqiptare dhe kompania që disponon koncesionin monopolistik të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës kanë arritur në një marrëveshje për të hequr klauzolën e monopolit nga kontrata koncesionare e aeroportit të Rinasit. Heqja e klauzolës së “ekskluzivitetit” do shoqërohet me zgjatjen e afatit të kontratës aktuale të koncesionit.

Konkretisht, kompania ka kërkuar që heqja dorë nga monopoli të shoqërohet me zgjatje dy vjet të kontratës, si kompensim për uljen e mundshme të të ardhurave nga fillimi i punës në aeroportin e Kukësit, si dhe me shtimin e afatit të kontratës me 0.5 vite për çdo vit pune që do të kryejë një aeroport i ri i mundshëm në jug të Shqipërisë.

“Është ditë e rëndësishme për aviacionin shqiptar, po hapim një faqe e re të zhvillimit të infrastrukturës. Besoj që qytetarët do të përfitojnë nga kjo marrëveshje e re”, – tha Haxhinasto teksa theksoi se marrëveshja nuk do të ketë “kosto shtesë për shtetin shqiptar”.

Kontrata e koncesionit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane për zhvillimin dhe menaxhimin e aeroportit të Rinasit, u nënshkrua në 2004-n për një afat 20-vjeçar. Ajo skadon në vitin 2025 dhe sipas afatit aktual mundet që të shtyhet deri pas vitit 2027 në rast se marrëveshja e arritur miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Etiketimet
Shperndaje