Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rinas – Ndalohet shtetasi, ndihmonte të huajt të kalonin në mënyrë të paligjshme

Rinas – Ndalohet shtetasi, ndihmonte të huajt të kalonin në mënyrë të paligjshme
October 09
14:05 2016

Nga Anduena Llabani

Goditet një tjetër rast për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” .
Ndalohet një shtetas pasi do ndihmonte tre shtetas turq për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit, me destinacion Gjermaninë e Zvicrën. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Behar Brahaj, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Në pikën e kalimit kufitar Rinas u kapën tre shtetas turq, të cilët pas intervistimit deklaruan se do të ndihmoheshin nga shtetasi i mësipërm për të kaluar kufirin në drejtim të shtetit gjerman dhe atij zviceran. Shtetasit turq u proceduan me urdhra largimi vullnetar drejt shtetit turk.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Behar Brahaj, neni 298 i Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje