Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet trafiku i drogës Shqipëri-Itali, identifikohet mjeti fluturues në Vlorë

Rikthehet trafiku i drogës Shqipëri-Itali, identifikohet mjeti fluturues në Vlorë
March 21
17:49 2016

Lëvizjet e një avioni të vogël janë duke u hetuar nga policia. Ngjarja e ndodhur mëngjesin e ditës së së djeshme në Vlorë, ka shtuar dyshimet për rikthimin e trafikut të drogës me avionë nga Shqipëria në Itali.

“Morëm info për lëvizjen e një avioni të vogël, i cili do të ulej në zonën e fushave të fshatit Akërni. Pas informacioneve, u organizuan menjëherë shërbimet, si dhe kemi njoftuar menjëherë autoritetet italiane. Janë shoqëruar shtetasit N. M, A. M dhe K. M si të dyshuar, që akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila ka bërë me dije se janë duke u kryer veprime të koordinuara në Vlorë dhe Itali.

Sipas burimeve të policisë, dyshohet për trafikimin të lëndëve narkotike Shqipëri-Itali. Mësohet se janë sekuestruar dy mjete, një furgon dhe një fuoristradë dhe ka nisur bashkëpunimi me Krimet e Rënda.

Etiketimet
Shperndaje