Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet tmerri nga maskat në Paskuqan. “Na vunë armët në kokë”

Rikthehet tmerri nga maskat në Paskuqan. “Na vunë armët në kokë”
December 11
13:12 2016

Janë rikthyer maskat në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan natën e mbrëmshme, kur persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur me armë banesën ku jetojnë 2 të moshuar me vajzën e tyre të paralizuar.

Sipas policisë, autorët kanë marrë 3 milionë lekë të vjetra dhe makinën që ndodhej në oborrin e banesës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur  rreth orës 3:00 të mëngjesit pranë një karburanti, ku 3 persona të maskuar dhe me armë zjarri kanë hyrë në banesën e shtetasit me iniciale K.P.

Automjeti i vjedhur është gjetur mëngjesin e sotëm pranë liqenit të Paskuqanit.

Policia bëri me dije se familja në fjalë ka një djalë emigrant në Angli dhe kjo ka qenë arsyeja se pse grabitësit kanë menduar se ata kishin lekë në shtëpi, duke përfituar edhe nga fakti se ndodheshin në banesë 2 të moshuar dhe vajza e paralizuar me ta.

Mësohet se 2 të moshuarit dhe vajza e tyre i kanë rrëfyer policisë së grabitësit u kanë vënë armët në kokë për të zbuluar se ku i kishin paratë, derisa i gjetën ato.

Deri më tani policia nuk ka asnjë të arrestuar, por bëhet me dije se po punon për zbardhjen e autorëve, që dyshohet se janë banorë të zonës. /Blitz.al/

Shperndaje