Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet “lufta” midis shqiptarëve dhe grekëve, sherr i madh në burgun e Kretës

Rikthehet “lufta” midis shqiptarëve dhe grekëve, sherr i madh në burgun e Kretës
September 23
12:44 2017

Një 29 vjecar nga Kreta ka mbetur i plagosur brënda burgut Alikarnason në Kretë. Ai është qëlluar me grushte e shkelma në kokë e fëtyrë nga një shqiptarë 33-vjeçar. Nga kjo ngjarje janë vendosur në alarm autoritetet e burgut dhe policia greke. Në këtë burg ka disa vite që nuk mbahen të burgosur shqiptarë.

Disa prej tyre që kishin mbetur në këtë burg ishin ndrë në një sektprë të veçantë sepse pikërisht në burgun e Kretës ka një “hasmëri” të vjetër midis shqiptarëve dhe grekëve. Në prill të vitit 1999 në këtë burg u vra një grek dhe që atëherë shqiptarët i i tranferojnë tranzit në këtë burg dhe nuk i fusin në qelitë kryesore.

Edhe 33-vjecari shqiptarë u transferua vetëm për një ditë në burgun e Kretës pasi kishte gjyqin për grabitje me armë. Por ai kërkoi të drejtat e tij për të kaluar në qelitë kryesore dhe kështu u fut në një dhomë bashkë me 29-vjecarin që edhe ndodhi konflikti. I riu nga Greqia njihej si një i burgosur i kulturuar që punonte për të fituar para në burg edhe pse ishte i dënuar përjetë për një vrasje.

Dyshohet se shqiptari u nxit nga grupi tjetër i shqiptarëve që ndodhen në sektorin e veçantë dhe ka vepruar për të treguar forcën se kush komandon në atë vend.

 

Shperndaje