Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet gripi i shpendëve? Ministria vë alarmin

Rikthehet gripi i shpendëve? Ministria vë alarmin
November 23
09:46 2016

Ministria e Bujqësisë, përmes një njoftimi zyrtar, ka ngritur alarmin e rrezikut të gripit të shpendëve.

Në njoftimin e bërë, ministria thotë se që prej vitit 2006, virusi që ka prekur shpendët është rikthyer në Europë dhe Shqipëria rrezikohet për shkak të shtegtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.

Autoritetet shqiptare kanë urdhëruar ndalimin e importit të mishit të shpendëve nga ato vende që janë më të prekura nga gripi, çka mund të sjellë probleme për shëndetin e popullatës në vendin tonë.

Ministria e ka përhapur lajmin edhe në autoritetet veterinare në të gjithë vendin dhe u bën thirrje fermerëve që të raportojnë menjëherë nëse ka raste të ngordhjes së shpendëve, sepse mund të përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorit nëse hidhen në treg ose nëse  konsumohen nga vetë ata. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje