Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet frika në Itali. Sërish lëkundje tërmeti

Rikthehet frika në Itali. Sërish lëkundje tërmeti
November 30
09:15 2016

Disa ditë pasi Italia është përfshirë nga lëkundje sizmike dhe përmbytje në zona të ndryshme të vendit, janë kthyer sërish lëkundjet e tokës.

Këtë herë kanë qenë 2 zona të prekura. 3.7 ballë është ndierë tërmeti në Emilia Scossa dhe 4.4 ballë në Aquila.

Të dyja zonat janë në afërsi të Amatrices, ku ndodhi tragjedia disa muaj më parë.

Sizmiologët italianë kanë konfirmuar lëkundjet ndodhën si pasojë e lëkundjes së pllakave, në paralelin e njëjtë me Amatricen.

Autoritetet bënë më dije se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por gjithsesi banorët e zonës jetojnë me frikë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje