Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rikthehen tërmetet në Shqipëri, shënohen dy lëkundje të tjera në vend

Rikthehen tërmetet në Shqipëri, shënohen dy lëkundje të tjera në vend
October 21
09:02 2019

Një muaj pas lëkundjes së fuqishme të 21 shtatorit, Shqipëria ka ndjerë mbrëmjen e së dielës dhe mëngjesin e së hënës 2 tërmete të tjerë.

Sikurse raporton Instituti i Gjeoshkencës, lëkundja e parë është shënuar mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00, me magnitudë 3.1 ballë dhe epiqendra ka qenë Ostreni 24 km në Veri të Librazhdit.

Ndërsa, lëkundja e dytë ka rënë 14 km në veri të Librazhdit dhe ka qenë me magnitudë 2.4 ballë dhe është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 05: 25.

Tërmeti i rënë një muaj më parë shkaktoi dëme të shumta materiale duke plasaritur dhe shkatërruar shumë ndërtesa e duke shkaktuar panik tek qytetarët./Blitz.al/

Share