Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehen sot protestat e studentëve,  14 kërkesat e tyre për ministren

Rikthehen sot protestat e studentëve,  14 kërkesat e tyre për ministren
May 22
10:24 2019

Studentët rikthehen në protestë sot në mesditë rreth orës 12:00 . Këshillat studentore kanë njoftuar organizimin e një tubimi kombëtar para Ministrisë së Arsimit. Në listën e kërkesave të rinjtë kanë renditur 14 pika, një pjesë prej tyre të paplotësuara nga protesta e parë. Gjithashtu ata kanë shtuar edhe kërkesa të reja.

Ndër pikat më të rëndësishme të listës së kërkesave është ulja me 50% të tarifës së Masterit, heqja e tarifave shtesë për provimet e prapambetura, kriteri i gjuhës së huaj të ruhet por të jepet si provim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me tarifë të përballueshme prej tyre.

Ata kërkojnë gjithashtu investime urgjente në laboratorë e kabinete, rritjen e peshës së votës studentore në 25%, por edhe rritjen e pagës për pedagogët.

Pas protestës së fundvitit, qeveria reagoi duke ndërtuar paktin për universitetin, megjithatë duket se ky pakt nuk i ka kënaqur studentët.

Burimi:Opinion

 

Komento
Shperndaje