Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehen maskat, grabisin kantinën e verës në Durrës

Rikthehen maskat, grabisin kantinën e verës në Durrës
June 19
08:21 2017

Një grabitje me maska ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rrashbull të Durrësit, ku raportohet se është grabitur një kantinë vere.

3 persona me maska kanë hyrë në ambientet e kantinës së verës “Gjergj Kastrioti” dhe kanë  marrë një kasafortë, e cila gjendej në njërën prej zyrave të firmës në fjalë.

Gjatë momentit të grabitjes, autorët të maskuar kanë lidhur rojën e kantinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00. Pasi kanë marrë kasafortën, autorët kanë marrë një furgon të kantinës dhe janë larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Grabitësit kanë grabitur edhe furgonin tip “Benz” me targa DR 3538 D.

Me të marrë njoftim pak orë më vonë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, edhe pse aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. /Blitz.al/

Shperndaje