Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehen kampionët, Juventusi pret Barçën, Borusia në sfidën e klasit përballë Monakos (FORMACIONET)

Rikthehen kampionët, Juventusi pret Barçën, Borusia në sfidën e klasit përballë Monakos (FORMACIONET)
April 11
12:38 2017

Dy vjet pas finales së Berlinit, Juventus dhe Barcelona përballen përsëri në Champions League, këtë herë në sfidën e parë të vlefshme për çerekfinalet e turneut prestigjioz.

Zonja e vjetër prezantohet në këtë përballje me moralin e lartë pas kualifikimit në Kupën e Italisë, por edhe fitores së fundit në kampionat. Ndërkohë, moment delikat për katalanasit pas humbjes në La Liga kundër Malagës.

Ndryshe rruga e kualifikimit për në këtë tur për të dyja skuadrat.

Juventus kaloi me mjaft lehtësi Porton, ndërsa skuadra e udhëhequr nga Leo Mesi bëri mrekullinë, duke përmbysur shifrat ndaj Paris Sg.

Takimet çerekfinale ndërmjet skuadrave zhvillohen në mbrëmje duke filluar nga ora 20:45.

Këto janë formacionet e mundshme të ekipeve:
Juventus v Barcelona
Juventus: Buffon; Dani Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Khedira; Cuadrado, Dybala, Mandžukic; Higuaín.
Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Jordi Alba; Rakitic, Mascherano, Iniesta; Messi, Luis Suárez, Neymar.
Dortmund v Monaco
Dortmund: Bürki; Pisczcek, Papastathopoulos, Bartra, Schmelzer; Weigl; Dembélé, Kagawa, Pulišic, Guerreiro; Aubameyang.
Monaco: Subašic; Fabinho, Raggi, Glik, Mendy; Moutinho, Bernardo Silva, Lemar; Mbappé, Falcao, Germain.

 

Një armë e fortë e zonjës së vjetër është stadiumi i saj, aty ku në Europë është e pamposhtur në 21 ndeshje, nga të cilat 12 fitore e 9 barazime.

Nga ana tjetër, spanjollët luajnë për herë të pestë në histori në shtëpinë e Juventusit, aty ku nuk kanë fituar asnjëherë me 2 barazime dhe 2 humbje. Alegri pritet të luajë në ketë ndeshje me skemën që i ka dhënë më shumë siguri në muajt e fundit 4-2-3-1 me Manxhukic, i cili është rikuperuar plotësisht dhe pritet të luajë që nga minuta e parë. Ndërkohë, mungesa e vetme te Barcelona është Buskets, i skualifikuar, i cili pritet të zëvendësohet në mesfushë nga Mascerano. Umtiti është favorit për të bërë dyshen e qendrës së mbrojtjes me pikë, ndërkohë Serxhi Roberto në të djathtë. Në sulm treshja e yjeve Suarez, Mesi, Neymar.

Një sfidë interesante paraqitet edhe ajo e Signal Iduna Park mes Borusia Dortmund dhe Monako, edhe pse gjermanët vijnë me mjaft dyshime në këtë ndeshje. Marko Reus i është rikthyer stërvitjes pas problemeve me dëmtimin, ndërsa në dyshim janë Shinji Kagawa, Andrre Shurrle, Julian Weigl dhe Lucas Pizcek. Për Monakon dy janë mungesat Bakajoko dhe Sidib. Skuadra e Principatës në një sezon të jashtëzakonshëm, si në kampionat në krye të klasifikimit, ashtu edhe në Champions League, bëri surprizën e madhe, teksa eliminoi Manchester City-n e milionave që drejtohet nga një prej trajnerëve më të mirë në botë.

 

Francezët kanë një skuadër shumë të fortë, me lojtarë të rinj mjaft të talentuar dhe për më tepër bëjnë një futboll me theks sulmues.

Shperndaje