Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehen burgjet e nazizmit. Ja ku po ndërtohen

Rikthehen burgjet e nazizmit. Ja ku po ndërtohen
November 30
12:35 2016

Burgje që janë cilësuar njësoj si ato të nazistëve gjermanë gjatë Luftës II Botërore, madje edhe më të këqij, po ndërtohen në shtetin e izoluar të Koresë së Veriut.

Pamjet e marra nga sateliti tregojnë imazhe të burgjeve-kampe, të cilat po shtohen së fundmi e që shërbejnë për tortura, përdhunime, burgosje e vdekje të atyre që akuzohen se janë kundër diktaturës.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në këto burgje janë izoluar më tepër se 120 mijë koreano-veriorë.

Peniani zyrtar e mohon ekzistencën e këtyre kampeve, por grupe të të drejtave të njeriut u referohen informacioneve të brendshme, duke i faktuar ato.

Gjithashtu pamjet satelitore e përforcojnë atë që thuhet.

Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut vendoset në qendër të kritikave për trajtimin që u bëhet njerëzve në një shtet të mbyllur, nga i cili informacionet vijnë tepër të kufizuara. /Blitz.al/

korea

Komento
Shperndaje