Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikonstruktimi i linjave urbane, ja ndryshimet që do pësojë transporti publik

Rikonstruktimi i linjave urbane, ja ndryshimet që do pësojë transporti publik
May 24
10:17 2016

Studimi JICA në Tiranë nxorri në pah varësinë e qyetarëve ndaj transportit publik, e cila llogaritet 36% (27% përdorin mjete private). Referuar anketimit, 75% e banorëve lëvizin përgjatë orarit 06:00-09:00, ndërsa 25% në orare të tjera. Sipas relacionit të Bashkisë së Tiranës, ndërhyrja në linjat urbane paraqitet si domosdoshmëri për të ofruar shërbime aty ku mungojnë, për shkak të rritjes së numrit të popullsisë.

Në rend dite të mbledhjes së djeshme, u vendos për ndryshime që do përfshijnë të gjitha linjat e urbanëve. Disa linja janë zgjatur ndërkohë që janë krjuar të reja. Në projektvendimet e miratuara thuhet se do të zgjaten disa linja për të ofruar shërbim në komunitetet e krijuara. Përparësi u është dhënë edhe zonave si tek Kopshti Zoologjik dhe në qendrat tregtare përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Zgjatet linja e “Porcelanit”, e cila vazhdon deri në zonën e Linzës, stacioni i fundit do të jetë në rrugën “Muhamed Deliu” te Thesari, zgjatet  linja “Ish-Kombinati i Autotraktorëve- Institut”, ndërsa linja “Laprakë” do të funksionojë në formë unazore duke mbuluar zonën deri në afërsi të urës së Institutit Bujqësor.

Linja “Ish-Stacioni i Trenit- Qendër-Senatorium-TEG” zgjatet në të dyja drejtimet, ndërsa linja “Tufina” deri në afërsi të Rrugës së Arbrit. Linjat si “Unaza”, “Tirana e Re”, “Kombinat-Kinostudio” do kenë vetëm ndryshime në stacione.

Komento