Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rike Roci çmend italianët

Rike Roci çmend italianët
March 21
15:04 2017

Në vigjilje të sfidës mes Italisë dhe Shqipërisë, mediat e vendit përtej Adriatikut kanë filluar të zbulojnë detaje mbi ndeshjen brenda fushës, por edhe jashtë saj.

Calcionews24.com shkruan për bukuroshen shqiptare Rike Roci, e cila jeton prej vitesh në Itali, dhe ishte një prej zbulimeve më të bukura në Europianin 2016, kur bashkë me mikeshën e saj u bënë simbole të tifozeve shqiptare.

Kush mendon të nënvlerësojë skuadrën e De Biazit bën gabim, sepse ata e kanë treguar veten se janë një kockë e fortë. Ndër  elementet që e bëjnë akoma më të fortë janë edhe tifozët shqiptarë që i mbështesin kudo ku luajnë. Një prej tyre është edhe Rike Roci, tifozja seksi e Shqipërisë, që çmendi rrjetet sociale përgjatë Europianit bashkë me paraguajanen Larissa Riquelme”,- shkruan portali.

Më tej shkrimi vijon: “Thuhej se Roci, ish-pjesëtare në “Big Brother” shqiptar, ka pasur një histori dashurie me futbollistin e Napoli-t, Elseid Hysaj, por kjo lidhje nuk u konfirmua kurrë. Ajo që na intereson është bukuroshja, e cila me fotot dhe videot e shpërndara në internet provon bukurinë e saj. Një shprehje thotë: “Njih armikun” dhe ne shpresojmë që Rikja të jetë në stadium ditën e ndeshjes”,- përfundon shkrimi i portalit italian.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje