Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rifillon marshimi drejt Tiranës i grevistëve të Zharrëzës

Rifillon marshimi drejt Tiranës i grevistëve të Zharrëzës
February 23
10:26 2017

Pas disa orë pushimi gjatë natës, grevistët e Zharrëzës në Patos, tashmë të kthyer në marshues, kanë vijuar rrugën e tyre më këmbë drejt kryeqytetit.

Janë rreth 30 persona nga fshati Zharrëz që nisën maratonën e tyre më këmbë drejt Tiranës dhe drejt kryeministrisë, për t’i dhënë mesazh kryeministrit Rama se në kushtet kur askush nga qeveria nuk shkoi tek ata, po shkojnë ata tek ai tashmë.

Pjesë e marshimit janë edhe disa prej grevistëve që kanë qëndruar pa bukë për disa ditë me radhë, të cilët po transportohen me karroca nga bashkëfshatarët e tyre.

Mbrëmjen e djeshme ata e përfunduan marshimin në kilometrin e 50-të pranë Lushnjës e mëngjesin e sotëm nisën sërish rrugëtimin. 

Banorët kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre me kompaninë amerikane “Bankers”, që sipas tyre është e papërgjegjshme dhe po shkatërron banesat në zonën e tyre me shpërthime në kërkim të naftës. /Blitz.al/

Shperndaje