Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezultatet “aliene” të testeve mjekësore të Cristiano Ronaldos tek Juventus: “Një 33-vjeçar brenda trupit të një 20-vjeçari!”

Rezultatet “aliene” të testeve mjekësore të Cristiano Ronaldos tek Juventus: “Një 33-vjeçar brenda trupit të një 20-vjeçari!”
July 25
13:14 2018

Faqja e internetit “English Bein Sport” ka zbuluar disa nga parametrat e regjistruara në testet mjekësore të kryera nga Cristiano Ronaldo tek Juventus, të cilat i kanë lënë të gjithë me gojë hapur. Portugezi ka 7% të trupit yndyrë në krahasim me një 10,11%  të kolegëve te tij dhe një masë muskulare 50%, që është 4% më shumë së lojtarët mesatarë. Raportet mjekësore deklarojnë se këto kushte tregojnë se Cristiano Ronaldo ka aftësinë fizike të një lojtari që është 20 vjeç, që çuditërisht është mosha e talentit të ri që cilësohet si trashëgimtari i tij Mbappe.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse ekziston një tjetër fakt i padiskutueshëm që vjen nga Kampionati Botëror i cili përfundoi me fitoren e Francës, pak javë më parë. A e dini se cili ishte lojtari që arriti pikën maksimale të shpejtësisë gjatë botërorit Rusi 2018-të midis 700 lojtarëve? Të gjithëve ju shkon mendja tek Mbappe, por në fakt jo, mbreti i sprintit është gjithmonë ai: Cristiano Ronaldo me 33.98 km/h dhe 33 vitet që mban në supe. Ai e ka përmirësuar edhe përformancën e tij të një viti më parë e cila ishte 33.25 km/h. /Blitz.al/

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje