Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezultate surprizuese? S`ka koalicione, forcë e parë sipas sondazheve greke dhe italiane del…

Rezultate surprizuese? S`ka koalicione, forcë e parë sipas sondazheve greke dhe italiane del…
June 18
15:57 2017

Edhe një javë ka mbetur nga dita e zgjedhjeve, kur shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit dhe rezultatet e realizuara ditët e fundit tregojnë përmbysje të madhe të skenës politike në Shqipëri.

Sipas një sondazhi të kryer nga një kompani greke, janë në një garë të fortë për vendin e parë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa Partia Demokratike renditet e treta.

Por sondazhi i realizuar nga një kompani e njohur italiane nxjerr LSI-në si forcë të parë politike, duke renditur të dytën Partinë Socialiste dhe të tretën PD-në.

Digita.it, raporton se Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, presidentit të zgjedhur të Shqipërisë, rezulton e para në sondazhet e pavarura të realizuara nga Fondacioni Liri dhe Progres (Libertà e Progresso).

Sekreti i rritjes së LSI-së është pjesëmarrja masive në radhët e saj e të rinjve, të cilët përbëjnë motorin e Shqipërisë dhe përfaqësojnë pjesën më të madhe të elektoratit. Ditët e kaluara, disa institute të statistikave kanë dhënë rezultate të ndryshme (për sondazhet), por kjo për shkak se të dhënat janë mbledhur nga agjenci lokale.

Për këtë arsye, agjencive tona u është dashur të punojnë vetëm me të dhëna jo të rastësishme. Pas më pak se një jave do të jetë prova zgjedhore e partive, por ne vlerësojmë se LSI ka mundësi reale për të arritur një rezultat historik, kjo edhe sepse gëzon mbështetje të pakushtëzuar nga parti ndërkombëtare, edhe italiane, të cilat kanë eksperiencë”,- shkruan digita.it. /Blitz.al/

Shperndaje