Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rey Manaj në udhëkryq! Nga Interi, Pescara e Pisa, tashmë drejt Spanjës

Rey Manaj në udhëkryq! Nga Interi, Pescara e Pisa, tashmë drejt Spanjës
August 02
08:47 2017

U trumbetua me të madhe si një nga sulmuesit më të mirë shqiptarë pasi arriti në nivele të larta të luajë edhe me Interin në Serinë A.

Rey Manaj, pasi luajti disa ndeshje me zikaltërit, u transferua te Pescara ku qëndroi rreth 1 vit e më pas te Pisa, ku gjithashtu nuk arriti të lërë gjurmë.

Së fundmi, e ardhmja e tij mbetet e paqartë dhe me shumë luhatje duke ndikuar ndjeshëm në formën fizike e psikologjike të lojtarit.

Interi nuk e dëshiron në radhët e veta dhe dëshiron ta huazojë sërish.

Mediat italiane shkruajnë se krahas interesimit të fortë të Capri-t në Serinë B, për 20-vjeçarin është futur në garë edhe klubi spanjoll i Real Oviedos, i cili militon në ligën e dytë spanjolle e që këtë sezon ka ambicie të mëdha për t’u ngjitur në La Liga, pasi ka si aksioner një nga njerëzit më të pasur të botës, Carlos Slim.

Gjithashtu trajner i Real Oviedos është legjenda e mbrojtjes së Realit të Madridit, Fernando Hierro.

/Blitz.al/

Shperndaje