Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Donald Trump: “Ju tregoj skandalin më të madh të Hillary Clinton!”

Revoltohet Donald Trump: “Ju tregoj skandalin më të madh të Hillary Clinton!”
September 14
11:18 2016

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump, nuk ka kursyer akuzat për një tjetër përfshirje të Hillary Clinton në disa çështje të rëndësishme kombëtare. Ai madje e ka cilësuar skandalin e saj edhe më të rrezikshëm se ai i “Watergate”, i cili është një skandal i qeverisë amerikane në vitin 1972, kur president  ishte Richard Nixon.

“Skandali i email-eve të Clinton-it është edhe më i tmerrshëm se “Watergate” sepse të paktën atëherë ne kishim drejtësi që qëndroi në krahun e popullit. Askund s’kam parë si ajo. Dështimet e saj në goditjet në Irak, Libi dhe Siri, si dhe dështimet e saj në ekonomi janë shumë pak përpara faktit që askush nuk vendos drejtësi mbi të”, – ka thënë Trump. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje