Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reshjet, Ministria e Brendshme urdhëron ngritjen e shtabeve të emergjencës

Reshjet, Ministria e Brendshme urdhëron ngritjen e shtabeve të emergjencës
September 05
19:30 2016

Ditën e sotme, Ministria e Brendshme u ka kërkuar prefekturave dhe bashkive të marrin masa parandaluese dhe reaguese për shirat që priten të bien sot dhe nesër. Mësohet se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka urdhëruar ngritjen e shtabeve të emergjencës për të qenë në gatishmëri.

“Drejtoritë e bordeve të kullimit, strukturat e hidrovoreve dhe OSHEE janë njoftuar të nisin nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura.”, u shpreh Tahiri.

Gjithashtu, iu kërkua qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet që mund të kryejnë gjatë orëve të reshjeve intensive të shiut.

Edhe Bashkia e Tiranës njoftoi se ka mbledhur Shtabin e Emergjencës për të ndarë detyrat për 24 administratorët dhe gjitha ekipet lokale të ndihmës me qëllim përballimin e problematikave që mund të shfaqen. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje