Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reshje dhe temperatura të ulëta, je si parashikohet të jetë moti këtë javë

Reshje dhe temperatura të ulëta, je si parashikohet të jetë moti këtë javë
February 11
09:34 2019

Këto ditë mbi vendin tonë ka mbizotëruar një mot i kthjellët, por nisur nga kjo fillim jave do të ketë një ndryshim pasi priten reshje dhe ulje temperaturash.

Sipas Meteoalb, sot pritet të ketë reshje shiu deri në mbrëmje, ndërkohë që nesër, do të ketë një ulje të madhe temperaturash dhe praninë e reshjeve të borës në Lindje dhe Juglindje.

Ditën e mërkurë do të rikthehet sërish moti i kthjellët, por temperaturat do të vazhdojnë të jenë shumë të ulëta, madje parashikohet që gjatë natës do arrijnë në -10 gradë celcius. Ndërkohë temperaturat e larta nuk do ti kalojnë 12 gradë celcius. Moti do të vazhdojë i tillë deri në fundjavë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje