Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rënie e papunësisë me 1.1%, INSTAT: Shfaqet më e lartë te meshkujt

Rënie e papunësisë me 1.1%, INSTAT: Shfaqet më e lartë te meshkujt
September 09
16:37 2016

Të dhënat e Anketës së Forcave të Punës të matur nga INSTAT flasin për një rënie të papunësisë me 1.1% në tremujorin e dytë të vitit. Krahasuar me tremujorin pararendës, punësimi u rrit me 1.8%.

Në sektorët kryesorë të ekonomisë vërehet një rritje prej 2.9% në sektorin e shërbimeve, 2 % në sektorin e industrisë dhe 0,9 % në sektorin e bujqësisë. INSTAT bën të ditur se rritje ka pësuar edhe punësimi në sektorët e industrisë, i cili është rritur me 9,9 % dhe në sektorët e shërbimeve me 9,6 %. Rritje të numrit të të punësuarve në terma vjetorë pati edhe sektori i bujqësisë me 3,4 %.

Referuar faktorit “moshë”, nga të dhënat e anketës mësohet se për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë 2016 është 15,9 % (për meshkujt 17,0 % dhe për femrat 14,6 %). Krahasuar me tremujorin pararendës, shkalla e papunësisë për femrat e kësaj grupmoshe ka pësuar një rënie prej 1.3%, ndërsa për meshkujt 0.8%.

Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, të punësuarit e grupmoshës 15-64 vjeç janë angazhuar në sektorin e bujqësisë (38.9%), në sektorin shërbimeve të tregut (24.9%), në sektorin e shërbimeve jo të tregut (administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi shoqëror i detyruar; arsimi; shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale; aktivitete të tjera të shërbimit kolektiv; social dhe individual; shërbime në shtëpi; aktivitete të organizmave ndërkombëtare) (16.5%), në industrinë përpunuese (9.9%).

Burimi: Monitor.al

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje