Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria ngrihet disa vende

Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria ngrihet disa vende
July 06
11:36 2017

Shqipëria renditet në vendin e 63-të për muajin korrik në renditjen e përmuajshme që zhvillohet nga FIFA/Coca Cola për të gjitha ekipet përfaqësuese që janë pjesë e gjashtë konfederatave të futbollit.

Përfaqësuesja jonë ka një rritje me tre vende nga renditja e publikuar muajin e shkuar.

Në këtë rritje ka ndikuar fitorja e Kombëtares në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018” Izrael -Shqipëri 0-3, e zhvilluar në stadiumin “Haifa” në Izrael më 11 qershor 2017.

Kuqezinjtë kanë grumbulluar në renditjen e këtij muaji 583 pikë, nga 544 që kishin në muajin qershor. Renditja pasardhëse do të publikohet në FIFA.com në datën 10 gusht 2017. /Blitz.al/

Shperndaje