Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Renditja e FIFA/ Shqipëria humbet pozicione, Kosova thyen rekord

Renditja e FIFA/ Shqipëria humbet pozicione, Kosova thyen rekord
June 14
19:00 2019

FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e re të shteteve për muajin qeshor. Shqipëria ka humbur 4 vende nga renditja, si pasojë e disfatës me Islandën. Duket se fitorja me Moldavinë nuk ka mjaftuar që kombëtarja jonë të renditet më lartë se vendi i 66-të.

Ndërkohë, Kosova është ngjitur në renditje në krahasim me muajin e kaluar, me 6 vende. Kështu Dardanët tani renditen në vendin e 121-të, që është dhe pozicioni më i lartë në të cilën kanë qenë ndonjëherë.

Barazimi me Malin e Zi dhe sidomos fitorja me Bullgarinë, kanë ndikuar në këtë ngjitje të Kosovës, që duke gjykuar nga forma dhe loja që kjo përfaqësuese bën, me siguri nuk do të ndalet këtu. /Blitz.al/

Share