Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 7 vende, Kosova fiton 4

Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 7 vende, Kosova fiton 4
October 20
11:22 2016

Publikimi i renditjes së fundit të organizmit botëror të futbollit ka zbuluar pozicionin e Kombëtares Shqiptare, e cila ka humbur 7 vende në renditje. Shkak, mesa duket, është bërë disfata që kuqezinjtë pësuan në përballjen me Spanjën.

Nëse i referohemi klasifikimit global në faqen zyrtare të FIFA-s, Shqipëria renditet e 47-a, nga vendi i 40-të ku ndodhej një muaj më parë.

Nga ana tjetër, Kosova ka pasur rritje krahasuar me Shqipërinë. Përfaqësuesja më e re e kontinentit ka ngjitur 4 shkallë në klasifikimin e FIFA-s, duke u renditur e 164-a.

Referuar klasifikimit të FIFA-s, në vend të parë qëndron Argjentina, ndjekur nga Gjermania dhe Brazili.

Komento
Etiketimet
Shperndaje