Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reklamat do të “pushtojnë” edhe Whats App-in, ja ku do ti shihni

Reklamat do të “pushtojnë” edhe Whats App-in, ja ku do ti shihni
May 29
08:09 2019

U përfol që Facebook  do të prezantonte reklama në aplikacionin WhatsApp, por tani është konfirmuar.

Gjatë Samitit të Marketingut të Facebook që u mbajt në Holandë, grupi zbuloi disa detaje rreth asaj se çfarë do të ndodhë në vitin 2020, kur kompanitë dhe organizatat do të jenë në gjendje të fillojnë reklamat e tyre midis statuseve.

Vizualisht nuk do të ketë revolucion, thjesht do të shohim llogaritë e markave në mesin e kontakteve që kanë publikuar një përditësim. Ato do të zhduken pas shikimit të parë.

Kujtojmë që kompania Facebook përvetësoi aplikacionin ËhatsApp në vitin 2014./blitz.al/

Komento
Shperndaje