Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Refuzon kimioterapinë për kancerin e gjirit, preferon një tjetër metodë: Zgjodha cilësinë në vend të sasisë

Refuzon kimioterapinë për kancerin e gjirit, preferon një tjetër metodë: Zgjodha cilësinë në vend të sasisë
August 24
15:10 2016

Një grua e diagnostikuar me kancer të gjirit, ka refuzuar trajtimin tradicional të sëmundjes me kimioterapi, duke u zotuar në përdorimin e terapive natyrore për shërimin  e saj. 32-vjeçarja Fio Aguila, nga Beaconsfield, NSW, e cila ishte në fazën e tretë të sëmundjes, pas kryerjes së një operacioni  ka vendosur të mos ndjekë udhëzimet e mjekëve. “Ju mund të zgjidhni sasinë ose cilësinë. Unë zgjodha cilësinë”, është shprehur Aguila.

Ajo tregon se bashkëshorti i kërkoi ta rimendonte vendimin e marrë, por ajo këmbënguli duke i dhënë atij dhe një “ultimatum”. Ajo vendosi të ndjekë “Gerson Therapy”, një terapi natyrore.

Vendosa të përdor këtë terapi, për t’i dhënë mundësinë trupit të shërohet përmes vetvetes, përmes dietave organike me bazë bimore, lëngjeve të shumta dhe klizmës së kafesë.

32-vjeçarja, një ish-kuzhiniere,  shpjegon se u diagnostikua me sëmundje të rëndë në një periudhë kohe kur ajo ishte e stresuar dhe e lodhur. Një mëngjes, ajo e ndjeu një gji më të rëndë se tjetrin, çka e lidhi me gjendjen e saj emocionale, por pas katër ditësh vuri re një gungë. Pas kontrolleve zbuloi se ishte e sëmurë me kancer.

“Në atë periudhë kam qenë shumë injorante sa i përket informacioneve lidhur me këtë sëmundje, apo me shëndetin në përgjithësi. Babai im vdiq nga kanceri i gjirit 20 vjet më parë, diçka për të cilën nuk kam dashur të flas kurrë.”, tregon Fio Aguila, nënë e një vajze të vogël me emrin Naia.

“Testet pas operacionit konfirmuan agresivitetin e tumorit. Po më bënin të ndihesha edhe më e sëmurë sa herë që flisnin për kimioterapinë. Më flisnin për efektet anësore, menopauzën e parakohshme, sterilitetin, humbjen e flokëve, ndjeshmërinë ndaj infeksioneve. Ndaj vendosa të mos bëja kimioterapi. Familja ime mendoi se unë u çmenda”, shprehet ajo.

“U thashë se ky është vendimi që kam marrë. Unë nuk dua të mbyll sytë, sytë e mi janë më të hapur se kurrë më parë.”

Ajo anuloi të gjitha takimet e rezervuar për kimioterapi dhe riorganizoi tërësisht jetën e saj duke menduar se të gjitha zgjedhjet që kishte bërë deri në atë çast mund të kishin ndikuar në avancimin e sëmundjes. Vendosi të mos ishte më një kuzhiniere dhe iu përkushtua ushtrimeve fizike pesë herë në javë dhe yoga-s.

“Përveçse pi dy litra lëng organik çdo ditë, (duke përfshirë këtu karota, panxhar, xhenxhefil, lakër jeshile dhe selino) dhe i kam shtuar dietës shafran Indie dhe aloe vera, unë ushtrohem dhe praktikoj yoga. Ndihem vërtet shumë mirë. Shumë njerëz mund të mos e përkrahin këtë që po bëj, por unë them se çdokush ka të drejtë të marrë atë vendim që konsideron të drejtë për të. Nëse jeni në mes të një trajtimi që nuk i besoni, asgjë nuk do iu shpëtojë.”, ka theksuar Fio Aguila. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje