Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Refugjati në gjunjë para Papa Françeskut: “Papë, të lutem më beko!”

Refugjati në gjunjë para Papa Françeskut: “Papë, të lutem më beko!”
April 16
12:19 2016

Kjo foto ka prekur zemrat e të gjithë besimtarëve. Papa Françesku ka qenë sot në shtetin helen, me qëllimin kryesor shpërndarjen e mesazhit lidhur me krizën më të madhe humanitare që po kalon Europa. Gjatë takimit në Lesbos, një moment ka prekur të gjithë pjesëmarrësit. Një refugjat sirian ka shpërthyer në lot, është ulur në gjunjë para Atit të Shenjtë dhe i ka thënë: “Papë, të lutem më beko!”
Gjatë vizitës në Lesbos njëri prej refugjatëve i është afruar Papës dhe i ka dhënë si dhuratë disa piktura që kishte përgatitur vetë.
Një nga fëmijët i ka dhënë një letër Atit të Shenjtë, duke i kërkuar atij që ta ndihmojë për të kaluar në Italinë Veriore e të takojë të afërmit.

Gjatë takimit me kryeministrin Aleksis Tsipras, Papa tha se ndihet krenar për qëndrimin e popullit grek ndaj refugjatëve, duke theksuar se Greqia po dëshmon shembullin e humanizmit. Në llogarinë e tij personale në Twitter, Papa shkroi: “Refugjatët nuk janë numra, ata janë njerëz me fytyra, emrat, histori dhe duhet të trajtohen në këtë mënyrë”.

Komento
Shperndaje