Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, Vlahutin dhe Fleckeinstein takim me Ramën në Kryeministri

Reforma në drejtësi, Vlahutin dhe Fleckeinstein takim me Ramën në Kryeministri
July 18
10:19 2016

Çështja e reformës në drejtësi ka qenë tematika e takimit të mëngjesit të sotëm që është zhvilluar në Kryeministri. Mësohet se ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka takuar kryeministrin Edi Rama. I pranishëm ka qenë edhe eurodeputeti Knut Fleckeinstein.

Ky takim zhvillohet një ditë pasi ambasadorët Vlahutin dhe Lu së bashku me kryeministrin Rama iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeparlamentarit Meta, raporton Blitz.al. Kreu i Kuvendit kërkoi zhvillimin e një takimi për të gjetur konsensusin e nevojshëm për reformën në drejtësi.